Ish e dashura e tij u bë nënë, flet për herë të parë Erik Lloshi

Erik Lloshi ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë pasi këngëtari shumë i dashur për publikun, kurorëzoi në martesë dashurinë me Rominën të cilës i dedikoi edhe një këngë me titull “Pengu Dashnis”, që pati shumë sukses.

Përpara lidhjes me Rominën, Eriku është komentuar edhe për marrëdhënien me Jolën, një vajzë brune e cila u zbulua se së fundmi është bërë nënë dhe ka vazhduar jetën e saj duke u kurorëzuar gjithashtu dashurinë.

I ftuar në emisionin “Treshat”, Eriku foli për herë të parë për Jolën që pas ndarjes. Këngëtari u shpreh se i kanë shkëputur marrëdhëniet dhe sigurisht që nuk flasin më.

Romeo: A është bërë xheloze ish e dashura për martesën tënde?

Eriku: Nuk e di fare, por nuk besoj, është shkëputur çdo gjë.

Romeo: Po pse s’flet ti me atë?

Eriku: Normalisht që nuk flas se ajo ka familjen e vetë, ka jetën e vetë.

Romeo: Po ti je bërë xheloz për familjen që ka krijuar ish e dashura jote?

Eriku: Mendoj që kur i vihet kapaku diçkaje nuk duhet hapur më, nëse hapet bëhesh pis.2

Share With:
Translate »
758 Views