Ish-efektivi 26-vjeçar që u ekzekutua la pas 2 fëmijë

Ish-efektivi që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Tiranë, Santiago Malko, la pas 2 fëmijët dhe bashkëshorten me të cilën u dashurua në Akademinë e Policisë.

I riu ishte i martuar me ish-efektiven e Policisë Dea Riçku, me origjinë nga Dibra dhe së bashku kishin dy fëmijë, një vajzë 3 vjece dhe djalin 14 muajsh, të cilët tani do të rriten pa baba.

“Panorama” raporton se Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, më pas është tërhequr vetë nga Policia.

Ndërsa bashkëshortja e tij ka qenë pjesë e Policisë së Tiranës, në njësinë “Shqiponja”, por edhe kjo është tërhequr nga Policia pas problemeve që pati në vitin 2016 Santiago.

Në atë kohë ai u përlesh fizikisht me 2 vëllezër, vetëm disa metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për shkak të një borxhi të pakthyer.

Pasi u larguan nga policia, ata nisën një biznes privat, me veshmbathje, ku punonte Dea dhe motra e Santiagos.

Flasin familjarët

Në një prononcim për gazetën Panorama, familjarët e Deas, tregojnë se Santiago i kishte lënë pas historitë e vjetra dhe i ishte futur rrugës së fesë, duke u bërë një besimtar mysliman i devotshëm dhe familjar i devotshëm për dy fëmijët e tij.

Share With:
Translate »
754 Views