Ish-konkurrentja e “Love Story” nënë për herë të parë

Ndonëse “Love Story 2” ka nisur rrugëtimin, shumë prej protagonistëve të edicionit të parë mbahen mend akoma .

Një prej vajzave më të spikatura të vitit të kaluar, ndonëse ishte ndër më të preferuarat për të fituar zemrën e Saimirit, në fakt vendosi që ta linte në mes rrugëtimin në kërkim të dashurisë.

Pasi doli nga programi, Engjëll Lengo bëri publike lidhjen me partnerin e saj, i cili është një emër shumë i njohur për publikun. Ajo bëri një deklaratë publike dashurie për këngëtarin, Vani Gjuzin.

Historia ime e vërtetë e dashurisë”, shkruajti Engjëll krahas fotove me të dashurin në krah.

Por duket se lidhja e tyre po shkon shumë mirë, pasi ditën e sotme Engjëll ka bërë të ditur se është shtatzënë

Engjëll publikoi një foto krah partnerit të saj, këngëtarit Vani Gjuzi duke treguar barkun e rrumbullakosur me fustanin e zi të ngushtë.

Rikujtojmë se Engjëll ka pasur takime shumë të afërta me Saimirin në emisionin e “Love Story”, por ky i fundit e refuzoi atë për të vazhduar më tej takimet.

Ndonëse asaj nuk i eci fati në program, e gjeti dashurinë jashtë saj, ndërsa Saimiri doli nga programi me ish-konkurrenten e quajtur Meri, lidhja e të cilëve nduk zgjati shumë.

Share With:
Translate »
262 Views