Ish-Miss Shqipëria: E përjetoj rëndë kur fëmijët pinë medikamente nga ankthi…

Sot në “Rudina” në Tv Klan ishte e ftuar Elisabeta Gjonpali, ish-Miss Shqipëria 2000. Elisabeta pasi u kurorëzua si vajza më e bukur e Shqipërisë, nuk ndoqi më rrugën e televizionit, por iu përkushtua profesionit dhe pasionit të saj. Jetesa e saj u fokusua jashtë syrit të publikut, asaj të një jetese të shëndetshme. Elisabeta ka një pasion të madh për jogën, të cilën e ka bërë pjesë së jetës së saj. Për të joga është një filozofi dhe një stil jetese.

Ajo zgjodhi profesionin e psikoterapistes, të cilin e kishte synuar që në periudhën që mori pjesë në konkurs. Që nga viti 2003 ajo ushtron profesionin e instruktores së Jogas dhe të psikoterapistes. Elisabeta gjithashtu ka pasion gatimin dhe është diplomuar në atë fushë.

Rudina Magjistari: Çfarë është joga për ty?

Elisabeta Gjonpali: Joga për mua është një stil jetese që është shumë i domosdoshëm që ne të mbajmë le të themi kujdes për veten, si nga ana mendore, ashtu dhe nga ana fizike. Të ndërtosh marrëdhënie të shëndetshme si me veten tënde, ashtu dhe me persona të tjerë që të rrethojnë. Mendoj se është një stil jetese që duhet aplikuar që në fëmijëri deri në moshën e tretë.

Elisabeta shprehet se pandemia ka ndikuar shumë tek gjendja emocionale e fëmijëve dhe e kanë përjetuar shumë rëndë.

Elisabeta Gjonpali: Unë kam raporte dhe kontakte me fëmijë që e kanë përjetuar shumë rëndë në fakt dhe kanë arritur deri aty sa po marrin medikamente. Dhe është situatë totalisht shumë e rëndë për mua si psikoterapiste që dëgjoj që një fëmije po merr medikamente për të reduktuar ankthin që në moshën 15 vjeç.”

Sipas instruktores, joga duhet të nisë në mënyrë që të shmangen medikamentet.

Share With:
Translate »
194 Views