Ish-moderatorja e “Pasdite në Top Channel” shtatzënë, në pritje të fëmijës së parë

“Pasdite në Top Channel”, emisioni që tashmë mban emrin “Ftesë në 5” ka ndërruar disa moderatore në historikun e tij.

Megjithatë ndër periudhat më të suksesshme të “Pasdites” ishte kur moderohej nga Lira Burgjija.

Sot, gazetarja e dashur na njoftoi me një foto se është në pritje të fëmijës së parë. Ajo duket shumë bukur shtatzënë dhe siç duket nga fotoja nuk ka marrë shumë peshë.

Ne i urojmë shtatzani të mbarë. /Kids’ Time

 

Share With:
Translate »
1182 Views