Ish-partnerja abortoi fëmijën, babai-djalit: Më kriminel je ti që e mbulove!

Një fakt tronditës zbulohet nga  Besniku  për djalin e tij, Taulantin në “Shihemi në  Gjyq”. Deri më tani Taulanti është shprehur se ka vetëm një fëmijë, por ish-partnerja e tij ka mbetur shtatzënë dhe më pas ka abortuar.

Taulanti sqaron për rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se ai këmbënguli që ish-partnerja, Kozeta mos të abortonte. Ndërkohë Besniku e pyet pse nuk e denoncoi që shtatzënia është ndërprerë pa miratimin e dy palëve. Për këtë, i biri i përgjigjet se nuk mund të ndërmerrte një veprim të tillë mbi nënën e fëmijës së tij.

Taulant: Kam vajzën, Stelinën dhe gjatë kohës që ishte Stelina, kishte shtatzëni të dytë dhe për këtë gjë kur ishin gjërat të acaruara dhe i thamë mos t’i bëjmë gjërat se kemi dhe fëmijë në mes, t’i gjejmë gjërat  me gjuhën e përbashkët, edhe në qoftë se ti nuk do pranosh që të jetojmë bashkë, i them shiko jetën tënde, ç’do bëjmë me fëmijët?

Eni Çobani: E lëshove ti, iku ajo?

Taulant: Nuk iku se ishte në bisedë e sipër dhe kur vjen puna më tha “po, unë do largohem”. E çova nga Saranda se jetoj në Sarandë, kam 22 vjet që jetoj atje, e prura nga Saranda, e kam prurë vetë dhe e kam dërguar në shtëpinë e prindërve të vet.

Eni Çobani: Bashkëshorten, gjithmonë bashkëshorten.

Taulant: Po. Me gjithë vajzën që ishte 7-muajshe. Ndërkohë ishte shtatzëni e dytë. Para se të ikte kemi bërë një mirëkuptim ndaj Kozeta Dervishaj që kisha unë, bashkëjetuesen time.

Besnik: Me kë e bëtë mirëkuptimin?

Taulant: Me Kozeta Dervishaj, bashkëjetuesen time!

Eni Çobani: Çfarë të tha Kozeta ty?

Taulant: Ajo më tha që donte ta prishte këtë shtatzëni. Unë nuk isha dakord.

Eni Çobani: Donte të abortonte.

Taulant: Po, donte të abortonte.

Eni Çobani: Ti nuk doje.

Taulant: Unë nuk isha dakord, i thashë se ç’kemi ne të dy, i zgjidhim ne të dy. Fëmijët mos t’i prishim,  edhe këtë që ke që je shtatzënë mos e hiq, gjithë shpenzimet i kam unë edhe pavarësisht se ti do shikosh jetën tënde personale, nuk kemi gjë bashkë.

Besnik: Ia faktove gjykatës ore apo po e fakton këtu?

Taulant: Po e faktoj dhe e kam me fakte.

Besnik: E denoncove Kozeta Dervishaj pse e prishi fëmijën?

Taulant: Edhe njëherë, unë nuk e denoncova për një arsye…

Besnik: Pse?

Taulant: Po nuk  e denoncova se kishim fëmijën e vogël, atëherë do shkatërrohej çdo gjë.

Besnik: Kriminel edhe ti!

Taulant: Si qenkam unë kriminel ore?

Besnik: Kriminel je!

Taulant: Për çfarë qenkam kriminel unë?

Besnik: Më kriminel je ti nga ajo që e ka vrarë! Pse e mbulove?

Taulant: Pse nuk e mbulova? Mbrojta vajzën tjetër që ishte 7-muajshe.

Share With:
Translate »
57 Views