Ish-presidenti i qëndron traditës: Vitin e Ri do ta pres në shtëpi me familjen time

Kur bëhet fjalë për të festuar, ish-presidenti Bamir Topi mbetet tradicional. Ndërrimit e viteve ai do ta presë në shtëpi me familjen.

Topi: Shumë afër jush, 300 mertra larg në shtëpinë time. Kam preferuar përgjithësisht që Vitin e Ri ta pres në shtëpi me familjen, është një festë familjare. Secilit i lind e drejta ta gëzojë në mënyrën e tij, unë kam zgjedhur kështu. Jo në mënyrë konservatore, se ka pasur vite që e kam kaluar dhe jashtë shtëpisë. Por mesa duket sa më e madhe bëhet familja, aq më e nevojshme dhe e bukur është të kalosh natën e Vitit të Ri në shtëpi, kështu që unë do ta kaloj në shtëpinë time me familjen time.

I çliruar dhe nga protokollet dhe detyrat shtetërore, Topi thotë se preferon të festuarit tradicional dhe jo festat mondane.

Topi: Jam tradicional. Për shkak të pozicionit kam frekuentuar kur kam pasur ftesa dhe mjedise që kanë një protokoll të caktuar. Jam tip tradicional i veshur me tipare shumë sportive. Më sjell më afër realitetit dhe ndjehem më mirë. Jam i vendosur të ndjek linjën tradicionale.

Share With:
Translate »
581 Views