“Isha vetëm 12 vjeçe kur ika nga shtëpia…”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “E Ardhmja është Vajzë”, programi i vetëm kushtuar vajzave dhe grave në Shqipëri, sjell sot dy vajza përballë njëra-tjetrës, të cilat tregojnë gjithçka nga jeta e tyre personale dhe profesionale. Megi Doçi, sulmuese e Kombëtares Shqiptare të Femrave dhe e ekipit të Vllaznisë, tregon se si ka filluar realizimi i ëndrrës së saj për të qenë pjesë e futbollit të vajzave në Shqipëri.

 

“Si çdo sport tjetër ka nisur me shumë vështirësi duke pasur parasysh edhe mos mbështetjen që akoma e vuajmë këtë pjesë, por duke pasur parasysh edhe mentalitetin sepse prindërit tanë nuk e mendonin kurrë që vajza e tyre mund të luante futboll, kështu që unë si vitet e para në futboll të femrave që nuk kishte në Shqipëri e kam vuajtur tepër pjesën e mentalitetit. Unë jetoja në një fshat të Burrelit, larg nga Tirana, edhe mu fut në zemër futbolli. Duke pasur parasysh që nuk kishte futboll femrash, kaluan vitet edhe burri i tezes më thotë që është hapur një ekip futbolli dhe do të vish atje të realizosh ëndrrën tënde”.

“Në moshën 12-vjeçare jam larguar nga shtëpia dhe ka qenë moment më i vështirë për mua. Nuk do e harroj kurrë momentin që mora çantën në shpinë për t’u larguar dhe në momentin që humbisja rrugën dhe nuk do shikoja më të shtëpisë, që ktheva kokën për herë të fundit nga familja, ishte pjesa më e vështirë për mua”, tha Doçi.

Share With:
Translate »
218 Views