“Ishalla ju futet serbi, e ju le shtatzënë”/ Komenti i frikshëm në Instagramin e Fifit
Këngëtarja Fifi ditën e saj e ka nisur duke lexuar disa mesazhe “të tmerrshme”, të cilat i kanë ardhur në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

Ka qenë vetë këngëtarja ajo e cila ka ndarë me ndjekësit me emër dhe mbiemër ndjekësit të cilët i kanë dërguar mesazhe dhe komente, ku që Serbia ta pushtojë Kosovën. “Dhe ja pra miq, e nis një super dite dhe vjen një koment i tillë…sa i ligë duhet të jesh t’ i urosh fatkeqësi dikujt. Sa i ligë duhet të jesh t’i urosh hyrjen e armikut në konak dhe po flasim për të njëjtit që na shkatërruan emocionalisht, ekonomikisht, psikologjikisht, na vranë e na përdhunuan e na masakruan….na lanë mbrapa në çdo aspekt. E sikur ky komenti kam marrë edhe disa të tjerë të cilat nuk e di pse nuk i kom nxjerr ma herët. Më vjen keq që bëhemi bashkë veç kur ka ndeshje futbolli, bëhëmi patriotë vec kur bëhet gol”, shkruan Fifi.

Jeta private e Fifit po i ecën shkëlqyeshëm me lidhjen e sj me Adis Patushin. Ata janë bashkë që prej momentit, kur këngëtarja u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP”.Dyshja zgjodhën që ta bëjnë publike lidhjen e tyre të dashurisë dhe që nga ai moment bëjnë herë pas here dedikime për njëri-tjetrit.

Fifi së fundmi ka publikuar një foto në Instastory, ku shihet teksa e përqafon Adisin dhe i ka dedikuar disa fjalë tepër të ndjera. “Ti erdhe si shiu në jetën time, e ma shpërlave dhimbjen”, ka shkruar këngëtarja përmbi foto.
