Ishte 8-muajshe shtatzënë! U gjet e pajetë në shtëpinë e saj, zbulohet shkaku i vdekjes së sportistes së njohur

Është zbuluar shkaku i vdekjes së Tori Bowie, 32 vjeçares, e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Florida më herët në muajin maj.

“TMZ” raporton se fituesja e medaljes së artë ishte shtatzënë dhe u nda nga jeta gjatë procesit të lindjes.

Raporti i mjekut, i marrë nga “TMZ”, vërteton se Tori ishte rreth 8 muajshe dhe vdiq nga komplikimet e lindjes.

Bowie ishte një yll i pistës dhe fushës në Universitetin e Mississippi-t Jugor, e cilia fitoi medaljen e artë për ekipin e stafetave 4×100 metra për femra në Lojërat Olimpike 2016 në Rio.

Ajo gjithashtu fitoi medaljen e argjendtë për vrapimin e 100 metrave dhe një të bronztë për vrapimin e 200 metrave.

Share With:
Translate »
119 Views