Ishte në fokusin e shumë medieve botërore, nënë e bijë edhe në muralin e Bllacës

Në Bllacën e Hanit të Elezit është përuruar ‘ Muri i Kujtesës’, në qendër të së cilit qëndron fotografia e Sherife Lutës me vajzën e saj Besianën, teksa po iknin nga ushtria serbe.

Krahas fotografisë, në mur janë shkruar edhe statistika të shpërnguljes së shqiptarëve përmes kufirit, si dhe thënie të politikanëve botërorë për luftën e viteve 1998-1999.

Mozaiku është punuar nga artisti Fatos Kabashi me rreth 250 mijë guralec.

‘Muri i Kujtimit’ është i gjatë 15 metra, ndërsa i lartë 2.7 metra.

Share With:
Translate »
729 Views