Ishte në punë/ Burri njoftohet nga Apple Watch për aksidentin e gruas: Vdes ajo dhe djali i mitur!

Mesazhi në Apple Watch ishte lajmi tragjik që mori burri nga Australia për aksidentin e rëndë që pësoi familja e tij. Ai ishte duke punuar, kur pa që Apple Watch sinjalizoi aksidentin me makinë, që gruaja e tij dhe fëmijët kishin pësuar.

Bashkëshortja e tij, Sila, u përplas me një betoniere dhe fatkeqësisht humbi jetën ajo dhe djali i mitur, ndërkohë që fëmija katër muajsh po lufton për jetën.

Menjëherë sapo pa mesazhin, burri vrapoi për në vendin e aksidentit, por ishte shumë vonë. Bashkëshortja ndërroi jetë në vendngjarje, pasi makina ishte shkatërruar plotësisht.

Të afërmit thanë për mediat australiane se ishin mirënjohës ndaj të panjohurve, që u ofruan ndihmë në vendngjarje.

Share With:
Translate »
147 Views