Ishte shpallur e humbur prej vitit 2019, vogëlushja gjendet e gjallë. Prindërit e kishin fshehur në…
Një vogëlushe 4-vjeçare e cila ishte rrëmbyer nga prindërit e saj në 2019 pasi kishin humbur kujdestarinë, u gjet gjallë në shtëpinë e tyre e fshehur në një dhomë të improvizuar poshtë shkallëve.
Paislee Shultis u rrëmbye në vitin 2019 kur ishte 4 vjeç nga shtëpia e kujdestarit të saj ligjor në Cayuga Heights të New York.
Më herët gjatë këtij viti, ajo ishte hequr nga kujdestaria e prindërve të saj biologjikë, Kim Cooper dhe Kirk Cultis.
Këtë të hënë policia e Saugerties mori disa të dhëna të besueshme se vajza e vogël ndodhej me prindërit e saj. Ata shkuan për verifikim edhe pas kontrolleve gjetën vajzën të fshehur në dhomën e improvizuar poshtë shkallëve dhe për këtë arsye arrestuan Kim Cooper dhe Kirk Cultis dhe babain e këtij të fundit.