Ishte vetëm 12 vjeç kur hapi biznesin e tij të parë, Mark Cuban ka një këshillë për gjithë të rinjtë që duan të investojnë

Miliarderi Mark Cuban ishte vetëm 12 vjeç kur filloi sipërmarrjen e tij të parë për të fituar para, kështu që ai e di se çfarë duhet për të filluar një biznes në moshë të re. Dhe, ai thotë se ka një gjë të thjeshtë që duhet të keni parasysh.

″Çelësi për të filluar një biznes kur je i ri është të bësh gjëra që mund t’i bësh vetë – gjëra që mund t’i bësh me kohën tënde,” i tha Cuban së fundmi një grupi gjimnazistësh në shkollën e mesme Lewisville në Teksas.

Kjo do të thotë të filloni me atë që dini, vuri në dukje ai.

“Nëse është një produkt, bëni diçka që është e lehtë për ju që ta arrini dhe e lehtë për ta shitur,” tha Cuban, duke shtuar: Bizneset më të mira janë gjërat që mund t’i kontrolloni dhe t’i bëni vetë. Dhe kjo do të thotë të jesh sipërmarrës.”
Cuban filloi shumë herët të mësonte të drejtonte biznesin e tij si një adoleshent që shiste qese plehrash derë më derë në një periferi të Pitsburgut. Më vonë, ai shiti një sërë koleksionesh, nga kartat e bejsbollit deri te monedhat dhe pullat, duke thënë se të ardhurat ndihmuan të paguante shkollimin e tij në kolegj.

Share With:
Translate »
87 Views