Ismaili dhëndër, Elena nuse! E bija ndan fotot e rralla nga dasma e çiftit Kadare

Shkrimtari  i madh Ismail Kadare, u nda nga jeta pak kohë më parë, ndërsa vajza e tij, Besiana ka ndarë në rrjetet sociale një foto të rrallë të prindërve të saj në ditën që u martuan.

KadarfeFotoja është nga ceremonia e mbajtur në vitin 1963 dhe sipas saj e vetmja që ato kanë.

Në foto shihet Ismail Kadare dhëndër teksa ka shkuar në Elbasan për të marrë Elenën nuse, e bashkë me të janë edhe të gjithë shokët e tij  nga Lidhja e Shkrimtarëve, mes tyre edhe Dritëro Agolli.

Foto shume e rralle nga dasma e prinderve ne 1963. Ne te majte dalloj Naum Priftin, ne te djathte, ne cep, Dritero Agollin. Mami me tregon qe babi vajti ta merrte ne Elbasan bashke me te gjithe shoket nga Lidhja e Shkrimtareve. Më pas dasma vijoi me një darkë dhe mbrëmje kërcimi në Tiranë, deri në orët e para të mëngjesit, por fatkeqësisht, ndonëse tingëllon e pabesueshme, nga festa e dasmës nuk është ruajtur asnjë foto!!! Festën e ka përshkruar në detaj Elena në librin e saj me kujtime “Kohë e pamjaftueshme”. Me shkruani ne komente nese njihni njerez te tjere ne foto”, shkruan Besiana Kadare.

Share With:
Translate »
112 Views