Iu shkëput placenta gjatë lindjes, gazetarja: Mjekët nuk dhanë shpresë as për mua, as për tim bir

Gazetarja e ekonomisë, Aurora Sulçe, në një intervistë të rrallë të saj, ndodhet në “Rudina”  në Tv Klan për një rrëfim personal. Në moshën 13-vjeçare ajo humbi nënën, 4 vite më parë të atin por sot ka ndërtuar familjen e saj ku vëmendjen dhe dashurinë e merr djali, Erion Xhunior.

Djali është quajtur njësoj si i ati, por për lehtësi i referohen si Xhunior. Sulçe kujton momentin e ardhjes  së tij në jetë, një ngjarje e lumtur dhe njëkohësisht e frikshme që kërcënonte jetët e të dyve.

 

Rudina Magjistari: Pasi ime më ndërroi jetë, goditja e dytë që mora ishte një goditje shumë e vështirë. Unë dhe im bir rrezikuam jetën realisht.

Aurora Sulçe: Gjatë lindjes?

Rudina Magjistari: Gjatë lindjes, në momentin që unë do të sillja në jetë Xhunior, pata një shkëputje të placentës, mjekët nuk e kuptuan dhe ka qenë një lindje ku nuk na dhanë shpresë as për mua, as për djalin. Kemi arritur me shumë sukses, me shumë përkushtim që ta kalonim atë moment të vështirë. Xhunior ka qenë një dhuratë Zoti, ashtu siç erdhi, ashtu edhe sot është një dritë dielli dhe në këtë drejtim është absolutisht bota ime, e të atit, e gjithë familjarëve tanë sepse është vërtet një dhuratë Zoti. 

Në atë moment ne kuptuam se sa  të rëndësishëm janë njerëzit të cilët na rrinë  pranë. Unë kuptova për herë të dytë se nuk kishte asnjë vlerë karriera, nuk kishin asnjë vlerë lekët, nuk kishte asnjë vlerë një ambicie që ti kishe për të arritur. Në atë moment i  rëndësishëm ishte vetëm im bir. Ishte momenti i dytë që ridimensionova çdo raport me botën. Ka qenë një moment shumë i  vështirë sepse m’u desh që për 3 javë që unë t’i qëndroja gjatë kohës që ai ishte në inkubator, që ai të merrte veten dhe të arrinte të kalonte momentin kritik, sot mendoj që është një dhuratë e Zotit, por që në atë moment…

Këshilla e vetme që unë i jap është që të gëzojë  çdo moment, të mos bëjë plane të mëdha, të shijojë jetën e vet, të shijojë familjarët e tij, nesër të shijojë njerëzit që do të ketë afër dhe të gëzojë me ta sepse çdo moment është i rëndësishëm. Jeta është dhuratë.

Share With:
Translate »
138 Views