Izolimi nga COVID, nëna “surrogate”, ende sot kujdeset për vajzën e çiftit kinez
Një nënë e re, e cila pranoi të shërbente edhe si nënë surrogate për një çift në Kinë, ende po kujdeset për foshnjën e tyre pas 10 muajsh për shkak të pandemisë së koronavirusit. Emily Chrislip lindi një vajzë në maj të vitit 2020 por ndalimi i udhëtimeve për shkak të COVID-19 në atë kohë nuk lejuan që prindërit e saj biologjikë të vinin në SHBA.
Në një reportazh, revista People i bën jehonë faktit që megjithëse Emily dhe burri i saj Brandon kishin mundësinë ta linin foshnjën me një agjenci për fëmijët, ata vendosën të kujdeseshin personalisht për të.
Në fillim, ne menduam se do të ishin maksimumi katër javë, dhe pastaj vazhdonte të bëhej gjithnjë e më shumë. Ne nuk e dimë por nuk kishte mënyrë tjetër. Në këtë pikë, kemi kuptuar se nuk do kërkonim kurrsesi diçka tjetër. Ajo është një bebe kaq e dashur dhe tani, ne jemi konstantja në jetën e saj.
Tani, dhjetë muaj pas lindjes së saj, çifti janë ende duke u kujdesur për foshnjën, pasi prindërit e saj biologjikë kërkojnë një mënyrë të sigurt për të shkuar në SHBA dhe më në fund të takojnë vajzën e tyre.
Nuk mund ta besoj se sa kohë ka kaluar. Duket sikur ka shkuar shumë shpejt, kështu që është ndryshe kur ulesh dhe mendon për situatën. Ne shpresojmë se ata do të jenë në gjendje të arrijnë këtu përpara ditëlindjes së saj të parë në maj. Shqetësimi më i madh janë kufizimet, nuk mendoj se ata do të kenë një problem për të ardhur në SHBA, por kur tw rikthehen në Azi, mund të kenë probleme. Kështu që ne po përpiqemi të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë me të gjitha kufizimet.
Emily u zgjodh si nënë zëvendësuese për çiftin në Kinë në shtator 2019. Plani fillestar ishte që prindërit të udhëtonin në Amerikë dhe të ishin atje për lindjen e foshnjës përpara se ta merrnin në shtëpi.
Ne do t’i linim të ishin në dhomën e lindjes për të parë lindjen. Në kohën e lindjes, puna ime supozohej të përfundonte.
Por më pas ndodhi pandemia, duke e çuar vajzën të vogël për të kaluar muajt e parë të jetës së saj me Chrislips dhe pa prindërit e saj biologjikë.
Edhe pse ka kaluar një kohë të gjatë me fëmijë, Emily është e ndërgjegjshme që nuk është fëmija i saj dhe nuk do të afeksionohet më tepër me të.
Ne patjetër që e duam dhe gjithmonë do të kujdesemi për të, por e kuptojmë që ajo nuk është e jona.
Emily, tashmë mendon se nuk do të pranojë më të jetë një nënë surrogate, përveçse, nëse është për të njëjtin çift. Emily, së pari vendosi të bëhet surrogate në vitin 2018 pasi lindi djalin e saj Camden dhe dëshironte të ndihmonte edhe dikë tjetër të bëhej nënë.
Unë kam parë anëtarë të familjes dhe miq të vuajnë nga infertiliteti dhe e di se unë dhe bashkëshorti im, jemi të bekuar që nuk kemi patur probleme të tilla. “Nuk mund ta imagjinoja të mos isha në gjendje të kisha fëmijën tim biologjik, dhe shtatzënia dhe lindja ime ishin shumë të lehta dhe të pakomplikuara për mua, kështu që ne vendosëm të ndihmojmë edhe njerëz të tjerë.

