J Balvin, baba për herë të parë: Fansat ~besojnë~ se kanë zbuluar emrin e bebit

J Balvin dhe partnerja e tij, Valentina Ferrer janë bërë prindër për herë të parë! Fëmija i parë i çiftit erdhi në jetë pak ditë më parë, por vetëm dje, partnerja e këngëtarit e ndau lajmin me botën përmes një postimi në Instagram.

“4 ditë me dashurinë më të madhe!”- shkruan modelja argjentinase në përshkrimin e fotos së publikuar.

Nga ana tjetër, këngëtari po në të njëjtën ditë, shkroi në Tëitter (“i dashuri im Rio”), duke i bërë fansat të mendojnë se emri i vogëlushit është Rio.

Lajmin e shtatzënisë,  këngëtari 35-vjeçar kolumbian dhe e dashura e tij 27-vjeçare, Valentina Ferrer, e bënë publik në prill të këtij viti me një foto bardhë e zi në kopertinën e Vogue Mexico.

Dyshja u takuan për herë të parë në vitin 2017, gjatë xhirimeve për klipin e këngës “Sigo Extrañándote”. Nuk dihen shumë detaje për marrëdhënien e tyre, sepse dyshja ka zgjedhur të jetë shumë private.

 

Share With:
Translate »
256 Views