Ja pse duhet të konsumoni çokollata përgjatë muajve të shtatzënisë
Konsumimi i çokollatës gjatë shtatzënisë është i sigurt, madje edhe për këtë ka prova të cilat dëshmojnë se çokollata ulë rrezikun e preeklampsisë dhe hipertensionit gestacional.
Studimet kanë bërë të ditur se ngrënia e sasive të vogla të çokollatës së zezë çdo ditë, duke filluar nga tremujori i parë, përmirëson rrjedhën e gjakut në fetus shkruan Baby Center, transmeton Gazeta Shneta.
Konsumimi i çokollatave nuk duhet të jetë i tepërt, kjo pasi do t’ju bëjë më pak të uritur dhe çokollatat përmbajnë kafeinë.
Sipas Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve rekomandohet që gratë shtatzëna të konsumojnë kafeinë deri në 200 miligramë në ditë.
Në shumë raste, gratë shtatzëna kanë shmangur konsumimin e çokollatave atëherë kur:
-Keni diabet gestacional;
-Mbipesha;
-Probleme me kontrollimin e sheqerit në gjak.