Ja sa viktima nga Covid në 24 orët e fundit

Mbeten të larta viktimat nga Covid në vendin tonë. Autoritetet raportuan për 6 jetë të humbura në 24 orët e fundit.

Ata i përkisnin Tiranës, Fierit, Vlorës, Beratit dhe Durrësit të moshave nga 65 në 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 187 raste të reja infektimesh nga rreth 2100 testime të kryera.

Janë 7980 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitale po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Share With:
Translate »
172 Views