‘Ja si ta merr kalanë nga brenda’, sërish shoqe, Einxhel dhe Beniadën i bashkon prapë Trev

Einxhel dhe Beniada i kanë lënë pas keqkuptimet që nisën mes tyre pas “Big Brother VIP”. Këtë e ka treguar vetë Einxhel me anë të një postimi në Instastory. Ajo ka publikuar foton e një dhurate që Beniada i ka bërë Trevit.

“Ja si ta merr kalanë nga brenda. Faleminderit dashuri”, ka shkruar Einxhel.

Kujtojmë se dy vajzat nisën një miqësi të ngushtë brenda “Big Brother VIP” por pasi dolën lanë të kuptohej që i kishin prishur raportet. Megjithatë tani duket qartë që gjërat kanë ndryshuar.

'Ja si ta merr kalanë nga brenda', sërish shoqe, Einxhel

Share With:
Translate »
161 Views