“Jam krenar për ty”- Big Basta surprizohet në “Ferma VIP”, merr letrën motivuese nga i biri

Reperi i njohur Big Basta i cili së fundmi është bërë pjesë e formatit Ferma VIP, ka marrë në natën e prime-t një surprizë emocionuese nga i biri.

Liam, i cili ka ardhur në jetë nga romanca e reperit me Vesa Lumën, i kishte bërë një dedikim prekës atij teksa shkruante se është shumë krenar për babain që ka.

“Babi unë jam shumë krenar për ty. Ditë e natë i lutem zotit të fitosh çmimin e madh që të kem fermën time sa më shpejt. Ti je babi më i mirë në botë. Do të bëj gjithçka për ty. Mos harro të tregosh barcaletat, bëje këtë udhëtim të bukur, mos u ul kurrë dhe mos u dorëzo,” shkruante Liam në një letër për Big Bastën.

I emocionuar nga ky dedikim, reperi u shpreh se djali është jeta e tij.

“O jeta ime Liam, zemra e babit, babi fle me fytyrën tënde përpara syve dhe zgjohem me ty. Është një letër shumë motivuese, të falenderon babi që ke marrë atë mundimin të më bësh të ndihem mirë. Jam shumë me fat që jam babi jot, edhe sikur ta kisha kërkuar me porosi një fëmijë i ty nuk do ta kisha gjetur,” u shpreh reperi teksa përshëndeti dhe bashkëshorten e tij, Vesën me të cilën thuhet se po kalon një krizë martesore teksa u shpreh: “Vesa të dua, jeni zemrat e mija. Më mungoni jashtëmase shumë.”

Prej disa ditësh çifti i njohur i showbizit, Big Basta dhe Vesa Luma, po përfliten për një krizë në marrëdhenien e tyre. Shkak për këtë thuhet se është bërë pjesëmarrja e reperit në formatin “Ferma VIP2”.

Mirëpo mes këtyre thashethemeve vetë Big Basta ka reaguar duke hedhur kështu zërat për ndarje.

I fundit, teksa ka qenë duke kënduar me fermerët e tjerë një nga këngët e Vesa Lumës, e ka përshëndetur këngëtaren me një puthje duke i thënë “të dua”.

Share With:
Translate »
37 Views