“Jam lutur 20 vite për ta”, mamaja e Jennifer Lopez flet për ribashkimin e këngëtares me Ben Affleck

Më pas ata e vendosën jetën me partnerë të tjerë dhe patën fëmijë. Fati ose më mirë lutjet e nënës së Jlo-s i bashkoi sërish në vitin 2021. Çifti u martua në Las Vegas në vitin 2022.

Në episodin e së mërkurës në “Today Show”, Lopez iu bashkua nëna e saj, Guadalupe Rodriguez Lopez, e cila vodhi shfaqjen teksa fliste gjatë gjithë kohës. Duke iu drejtuar vajzës së saj, zonja Rodriguez tha: “Gjithmonë e kam ditur që do të riktheheshit bashkë, sepse unë jam lutur për 20 vjet”.

Këngëtarja qeshi në siklet kur dëgjoi të ëmën dhe i kërkoi prezantueses të vazhdonte intervistën.

Lopez, e cila duket se po jeton përrallën me Affleck, zbuloi se albumi i saj i ri, i kushtohet historisë së saj të dashurisë me Affleck.

“Jam lutur 20 vite për ta”, mamaja e Jennifer Lopez flet për ribashkimin e këngëtares me Ben Affleck

Share With:
Translate »
75 Views