“Jam pacientja e dhomës 271…”, dëshmia rrëqethëse e Hueyda El Saied në ditët e fundit të jetës

Artistja shumë e dashur për publikun, Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare në nëntor të vitit të kaluar. Ajo vuante prej kohësh nga kanceri i gjirit dhe nuk arriti ta fitonte dot betejën me sëmundjen.

'Jam pacientja e dhomës 271…', dëshmia

Mbrëmjen e djeshme në “S’e luan topi” u transmetua për herë të parë dëshmia rrënqethëse e të ndjerës në ditët e fundit të jetës. Gjatë qëndrimit të saj në spital, artistja ka krijuar një pikturë të quajtur “Rilindja” në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë. Secili ka vizatuar nga një pjesë të një luftëtareje shumëngjyrëshe si një goditje me penel kundër sëmundjes.

'Jam pacientja e dhomës 271…', dëshmia

“Jam pacientja e dhomës 271. E shtruar prej disa javësh pas rëndimit të kancerit tim të trefishte negativ të gjirit, me të cilin po luftoj prej më shumë se një viti. Kohët e fundit kam kuptuar se nuk jam vetëm në luftë dhe se çdo sukses ka qenë punë e ekipi. E kam fjalët sigurisht për personelin  infermierët mjekët burrat dhe gratë përfshihen të gjithë. Kam zbuluar këtu njerëz të jashtëzakonshëm, profesionistë të përkushtuar aq sa më mungojnë fjalët.

Kjo është arsyeja pse i detyrohem. Kështu, duke qenë se jam piktore më lindi i deja të krijoj një pikturë kolektive në të cilën do të merrnin pjesë të gjithë. Dhe të gjithë ranë dakord të pikturojnë në këtë pikturë të quajtur “Rilindja”. Secili nga ana tjetër pikturuan një pjesë të kësaj luftëtareje shumëngjyrëshe dhe ka qenë një goditje me penel kundër sëmundjes”, ka deklaruar Hueyda El Saied në momentet e luftës me kancerin e gjirit teksa ishte e shtruar.

'Jam pacientja e dhomës 271…', dëshmia

'Jam pacientja e dhomës 271…', dëshmia

'Jam pacientja e dhomës 271…', dëshmia

Share With:
Translate »
146 Views