Janet kthehet në shtëpinë e fëmijërisë pas 43 vitesh, përballet me mungesën e madhe

Janet Jackson është kthyer në shtëpinë e saj të fëmijërisë pas shumë vitesh. Këngëtarja dhe vëllai i saj Randy e kanë vizituar shtëpinë e tyre, e cila është e vendosur në Gary të Indianas.

Northwest Indiana Times ka raportuar se dyshja e famshme janë takuar edhe me disa nxënës lokalë dhe kjo ka ndodhur vetëm një ditë pas performancës së Janet në zonën e Chicagos. Ajo u ka thënë nxënësve të shkollës së mesme “Roosevelt” se i kishin dalë lotët kur e ka parë shtëpinë e fëmijërisë.


“Kur e pashë shtëpinë… Fillova të qaj. Unë dhe familja ime jemi të bekuar. Jam shumë falënderuese”, ka thënë Janet.

51-vjeçarja ka treguar se ka qenë tetëvjeçare herën e fundit kur ka qenë në Gary. Familja e saj ishte larguar nga ky qytet kur “Jackson 5” xhiruan albumin e parë në vitin 1969.

Njëherësh, ajo u ka thënë nxënësve se i mungon shumë koha kur performonte me vëllezërit e saj. 

Share With:
Translate »
821 Views