Jason Derulo ndahet nga partnerja 4 muaj pas lindjes së djalit, zbulon arsyen

Jason Derulo dhe Jena Frumes janë ndarë!

Të enjten, Derulo, njoftoi se ai dhe e partnerja e tij, Jena Frumes janë ndarë, gati pesë muaj pasi mirëpritën djalin e tyre Jason King. Ata filluan të dilnin bashkë në mars të 2020-ës.

“Jena dhe unë kemi vendosur të ndahemi”, tha Derulo në Twitter. “Ajo është një nënë e përkryer, por ne mendojmë se të qenit të ndarë në këtë kohë do të na lejojë të jemi versionet më të mira të vetes sonë dhe prindërit më të mirë.”

“Ju lutemi respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe,” shtoi ai.

Frumes, 28 vjeç dhe Derulo, të cilët kanë një ditë ditëlindjeje, festuan në Aspen, Colorado vetëm një ditë më parë, ku Frumes që ndau një postim të ëmbël për këngëtarin.

“E bekuar të ndaj të njejtën ditë të lindjes me të dashurin tim. Je njeriu më i pashëm, më punëtor,  më i talentuar, më ‘budalla’ dhe më i dashur ndonjëherë”, shkroi modelja për Derulon të mërkurën. “Ti më bën vërtet të ndihem mirë dhe jam shumë mirënjohëse për dashurinë që ndajmë bashkë. Ti dhe mini -ja jonë më bëjnë vajzën më të lumtur në botë dhe mezi pres të bëj më shumë kujtime me ju.”

“E di që jam një kokëfortë, por ju më bëni të butë dhe më pranoni ashtu siç jam dhe jam përgjithmonë mirënjohëse për këtë”, vazhdoi ajo. Urime për një vit tjetër! Të dua shumë, përgjithmonë.”

Frumes e ka fshirë postimin, por ka mbajtur foto të tjera me këngëtarin.

Ish-çifti mirëpritën Jason King më 8 maj dhe kanë vendosur ta mbajnë fytyrën e tij private në rrjet.

Share With:
Translate »
164 Views