Java e 32-të e shtatzënisë: Njihuni me ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj

Disa nga veçoritë e ndryshimit të trupit tuaj përgjatë javës së 32-të, mund t’i lexoni më poshtë.

Për nënën

Për të akomoduar nevojat tuaja dhe të foshnjës, vëllimi juaj i gjakut është rritur 40 deri në 50% që kur keni mbetur shtatzënë shkruan BabyCenter. Dhe kur mitra juaj të shtrihet pranë diafragmës tuaj, mund të shkaktojë edhe gulçim, transmeton GazetaShneta.

Përgjatë kësaj jave, ju mund të keni dhimbje në shpinë dhe për këtë rast njoftoni menjëherë mjekun ose maminë tuaj, veçanërisht nëse nuk keni pasur dhimbje më parë, pasi kjo mund të jetë një shenjë e lindjes së parakohshme.

Gjithashtu, vazhdoni të monitoroni goditjet e foshnjës tuaj dhe njoftoni mjekun tuaj menjëherë nëse vëreni një ulje të tyre.

Share With:
Translate »
673 Views