“Je më i miri në botë”, Beatrix surprizon Albanin në “Festivalin e Këngës” Donaldi përlotet

Për herë të parë një konkurrent i “Big Brother” në këtë rast Beatrix, doli nga shtëpia e shoqëruar nga telekamera, nga Lorina një nga autoret e programit, si dhe nga sigurimi për të shkuar te Festivali i Këngës dhe për të parë interpretimin e Albanit.

“Të dua shumë. Je më i miri në botë. E ke kënduar shumë bukur. Më ka marr malli, ju mendoj gjithë kohës. Jam shumë e lumtur. Sa bukur ke dalë. Je krenaria ime. Shkëlqe gjithmonë. Mendo sikur jam përpara teje sa herë që të këndosh.“,- i tha Beatrix.

“Asgjë nuk krahasohet me ty. Vetëm një gjë: jeta është e shkurtër, jetoje në maksimum, mos e vrit mendjen për asgjë. Çdo gjë është në rregull. Mami të do shumë. Të gjithë të duam shumë.”,- tha Albani.

Donaldi kur po shikonte këtë moment po përlotej. Ai shprehu emocionet e tij.

Shumë shumë e veçantë mu duk.E di sesa dëshirë ka pasur Triksa ta shohë Albanin.  Gjithmonë kemi pasur bisedat tona për Festivalin, unë i thoja e ka fituar. Ky moment ka qenë magjik dhe një nga më të bukurit që ajo ka kaluar.”,- tha ai.

Share With:
Translate »
220 Views