Jeni shtatzënë? Bëni kujdes nga këto ushqime

Kjo pyetje i mundon shumë gratë shtatzëna dhe sigurisht që duhet të shqetësohemi për ushqimin që konsumojmë gjatë shtatëzanisë. Mjafton një fjalë e vogël nga shoqet, prindërit tuaj apo një i huaj, që ju të filloni të frikësoheni për ecurinë e shtatëzanisë. Ja cilat janë disa nga ushqimet që nuk duhet të konsumoni gjatë shtatëzanisë dhe pse ndodh kjo.

Gjatë shtatëzanisë imuniteti i trupit ndyshon dhe kjo e bën që disa ushqime të ndikojnë negativisht në organizëm. Si pasojë e kësaj ato duhet të ndalohen rreptësisht. Disa prej tyre janë:

  1. Veza

Vezët janë kërcënuese të mëdha të shëndetit sepse me vete mbartin bakterie të ndyshme që thithin nga ambjenti. Kjo është një veti e vezës për të thithur bakteriet që ndodhen rreth saj. Kjo gjë ndikon jo vetëm në shëndetin e nënës, por edhe në atë të fëmijës. E këshillueshme është që vezët të blihen të paketuara dhe të sterilizuara për të shmangur çdo problem të mundshëm.

  1. Sushi

Edhe pse sushi cilësohet si një ushqim shumë i shëndetshëm duket sikur për gratë shtatëzëna kjo nuk vlen aspak. Ekpertët e mjeksisë thonë që sushi është një mbartës i mirë i parazitëve apo sëmundjeve të tjera, që vijnë nga mosgatimi i mishit të peshkut.

  1. Disa lloje peshku

Peshku është i domosdoshëm për një shtatëzani të mbarë dhe të shëndetshme, si pasojë e përbërjes së tij prej Omega 3 dhe acideve yndyrore shumë të rëndësishme. Por ka disa lloje peshqish të cilët kanë nivel të lartë të mërkurit në përbërje të tyre, gjë që ndikon në zhvillimin e sistemit nervor të fëmijës. Ku mund të përmendim peshkaqenin si përfaqësuesin e këtij grupi të madh.

Ka disa lloje ushqimesh që janë të rrezikshme gjatë shtatëzanisë, por kur konsumohen në një sasi të limituar janë të pranueshme. Siç janë.

  1. Kafeina

Kur vjen puna tek kafeina gjërat komplikohen paksa. Disa ekspertë thonë që kafeina nuk ndikon aspak pozitivisht në shëndetin e fëmijës, por ka dhe disa të tjerë që thonë që ajo nuk përbën asnjë kërcënim. Por me e mira është që të tregoni kujdes me sasinë e kafeinës që konsumoni, sepse një sasi e madhe e saj sjell çrregullime në formimin e fetusit. Gratë shtatëzëna janë të lejuara të konsumojnë afërsisht deri në 300 miligram kafeinë në ditë. Sasi kjo që mund ta gjejmë në 8 filxhan kafeje.

  1. Fast food

Nuk është nevoja të jesh shtatëzënë për të ditur që fast food-i është shumë i rrezikshmë për shëndetin tuaj. Ai është i pari faktor i diabetit dhe tumoreve të trurit, si pasojë e ingridientëve që ai përmban. Fast food-i ndalohet rreptësisht të konsumohet gjatë shtatëzanisë.

Më në fund kemi disa lajme të mira. Ja cilat janë ushqimet të lejohet të konsumohen gjatë shtatëzanisë

Djathi i butë është një luftëtar sëmundjesh shumë i mirë për shtatëzaninë, pasi ka aftësi të luftojë sëmundje të ndyshme.

Djathrat e ndyshëm.

Frutat edhe perimet.

Frutat e pyllit dhe ato të thata etj.

Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time

Share With:
Translate »
977 Views