Jennifer Garner në kishë me fëmijët dhe ish-vjehrrën
Jennifer Garner bëri pak pushim nga turneu promovues i filmit të saj më të ri ‘Peppermint’ për të kaluar të dielën me fëmijët dhe ish-vjehrrën e saj.
46-vjeçarja u filmua mëngjesin e së dielës në Los Angelos duke shkuar në kishë me familjen e saj ndërsa ish-bashkëshorti Ben përfundoi trajtimin në një qendër rehabilitimi.
Nëna e Affleck, Christine, u bashkua me ish-nusen e saj dhe tre nipërit e saj për në shërbesën fetare.
Jen dukej shumë e qeshur dhe e lumtur.
Ajo zgjodhi një veshje të thjeshtë. Aktorja mbante veshur një triko të bardhë dhe fund të zi ndërsa flokët i kishte të lagura dhe dukej sikur sapo kishte dalë nga dushi.
Jennifer shoqërohej nga fëmijët e saj Violet, 12 vjeç, Samuel, 6 dhe Seraphina, 9 vjeç.