Jesicca Alba në pritjen e fëmijës së tretë, bashkëshorti i saj e përkëdhel me fjalët më të bukura

Aktorja 36-vjeçare Jessica Alba është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë dhe burri i saj Cash Warren kishte disa gjëra të ëmbla për të thënë për të. “Ajo është kaq e bukur kur është shtatzënë. Unë jam gjithmonë aq i impresionuar nga forca dhe disiplina, udhëtimi dhe procesi i shtatzënisë … është një gjë kaq e bukur. Pra, ne jemi shumë të ngazëllyer familjarisht”, u shpreh Cash. Më herët aktorja lajmëroi të gjithë ndjekësit e saj në Instagram disa muaj më parë, se do të bëhej nënë për herë të tretë. Jessica do të behët nënë e një djali. Burime pranë aktores kanë treguar se djali do të jetë fëmija i fundit për të, pasi 3 fëmijë për çiftin janë një numër ideal. Alba dhe burri i saj Cash Warren janë tashmë prindër të dy vajzave: Honor Marie, nëntë vjeç, dhe Haven Garner, pesë vjeç, e ndërsa pjestari i ri i familjes pritet të vij në fillim të vitit të ri.

 

Share With:
Translate »
899 Views