Jessica Alba shijon pushimet në plazh me vajzën pas ndarjes nga bashkëshorti

Jessica Alba po kalon disa ditë relaksi në diell pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Cash Warren.

Aktorja 43-vjeçare ndau në Instagram fotografi nga pushimet pranverore me vajzën e saj 16-vjeçare, Honor, ku duken duke shijuar plazhin, një udhëtim me varkë dhe eksplorim të natyrës.

Në postim, Jessica u shfaq me bikini dhe në humor të mirë, ndërsa pozonte krah vajzës në një peizazh bregdetar. Edhe pse nuk e zbuloi vendndodhjen, fansat besojnë se është në Kauai, Hawaii, shkruan DailyMail.

Kjo dalje vjen vetëm tre muaj pas njoftimit për ndarjen me Warren, me të cilin ka tre fëmijë.

Ajo paraqiti kërkesën për divorc në shkurt, duke përmendur një “udhëtim vetë-transformimi”. Çifti nuk ka një marrëveshje paramartesore, ndaj ndarja e pasurisë pritet të jetë e ndërlikuar.

Pasuria e Albës vlerësohet të jetë afër 100 milionë dollarëve, pjesërisht falë kompanisë së saj The Honest Company, e cila është vlerësuar në mbi 600 milionë dollarë. Edhe Cash ka sukses në biznes me kompaninë e tij Pair of Thieves.

Së fundmi, Jessica u përfol për një lidhje të mundshme me shkrimtarin e komedisë Alex Edelman, por ai nuk ishte i pranishëm në pushimet e saj të fundit.

Share With:
Translate »
26 Views