Jessica Biel flet për bebin sekret që erdhi në kohë Covid-i dhe rrëfen frikën më të madhe
Për herë të parë fare Jessica Biel ka folur për fëmijën e saj të dytë, që e mbajti sekret për ca kohë.
“Linda një fëmijë, si të thuash, sekret. Një ‘bebe Covid’. Nuk ishte qëllimi ynë ta mbanim sekret, thjesht ndodhi. Doli Covid-i, shkova në mal me familjen dhe qëndruam aty gjatë”, tregoi Biel.
Fëmija erdhi në jetë gjatë verë së kaluar dhe lajmi u dha në janar të këtij viti.
Aktorja dhe producentja tregon frikën e saj më të madhe teksa afronte data e lindjes. Spitalet kishin kufizime, as bashkëshortët nuk lejoheshin në ambientet e brendshme të klinikave, për fatin e saj të mirë kufizimet u hoqën pak para lindjes së bebit.
“Isha vërtet nervoze për atë situatë. Por po, ai u lejua. Unë mendoj se nëse do të duhej të isha vetëm atë ditë, do të kishte qenë e tmerrshme. Do të kisha qenë vërtet e frikësuar”, tha Biel.
Më pas ajo foli për menaxhimin e dy fëmijëve njëherësh që s`është aq i lehtë.

“Dikush më tha: Dy fëmijë janë si të kesh njëmijë dhe kështu të duket vërtet”, shtoi aktorja që është nënë e Silas 6 vjeç dhe Phineas 11 muajsh.
“Bisedat që po bëj tani me 6-vjeçarin tim janë shumë të lezetshme. Si, ai është një njeri prej vërteti”, më pyet për vëllain e tij. Nga ana tjetër është i butë dhe i dashur me të”.