Jeta e Elsa Lilës në Itali/ Nga ndarja me babain e vajzës së saj, tek braktisja e muzikës dhe përfshirja në grupin kriminal

Elsa Lila u arrestua ditën e sotme nga policia italiane pasi ishte pjesë e një grupi trafikimi droge që vepronte në zonën e Acilia-s në Romë, lexoni Arrestohet Elsa Lila, këngëtarja ishte pjesë e një bande të trafikut të drogës.Porm ndërsa sot është bërë kryefjalë e medieve italiane dhe vendase për përfshirjen e saj kriminale, Elsa Lila është përmendur gjithmonë për artin e saj.

Elsa ishte një nga këngëtaret që publiku e përqafoi dhe e deshi shumë. Lila ishte ende adoleshente teksa u ngjit në skenë në 1996 dhe fitoi Festivalin e RTSH. Që atëherë, këngëtarja njohur shumë suksese. Këtë sukses në Shqipëri, Elsa kërkoi ta ndiqte dhe në Itali.

Ajo preku skenën e madhe të Festivalit të Sanremos me këngën “Valeria” në vitin 2003. Në vitin 2007 ajo mori pjesë sërish me këngën “Il senso della vita”. Që atëherë jeta e artistes ka vijuar në Romë. Elsa është nënë e një vajze 10 vjeçare të quajtur Evita.

Prej shumë vitesh, Elsa është tërhequr nga muzika. Në ato vite, në një intervistë të rrallë për jetën private, këngëtarja tregoi se ndodhej me partnerin e saj në Madagaskar, ku dhe zbuloi se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ajo tregoi gjithashtu për herë të parë se partneri i saj ishte italian dhe quhej Alessandro, por Panorama Plus shkruan se lidhja e këngëtares dhe babait të vajzës së saj ka përfunduar kohë më parë.

Herë pas here ajo është rikthyer për publikun shqiptarë, duke marrë pjesë në projekte të ndryshme. Kujtojmë këtu vite më parë prezantimin e Festivalit të RTSH-së, ku moderoi për 3 net. Në atë kohë për mediat u cilësua si rikthimi i madh i saj, por menjëherë pas spektaklit, ajo u kthye në Itali me sytë nga fama ndërkombëtare.

Në 2014, këngëtarja shqiptare ishte pjesë e jurisë së “The Voice”, duke zgjedhur talentet e reja në muzikë. Në atë kohë, këngëtarja u shpreh se do të rikthehej në vendlindje, për të kërkuar edhe njëherë suksesin në muzikë, por pas pjesëmarrjes për 3 muaj u kthye në Romë, për të vijuar me jetën e saj. Herë pas here Elsën e kemi parë në Tiranë, në shoqërinë e dajës së saj, avokatit të mirënjohur, Sajmir Vishaj.

Share With:
Translate »
172 Views