Jeta e pazakontë e Elon Musk: Tre divorce, dy gra, 7 fëmijë, 154 raketa në hapësirë, 265 miliardë euro dhe një rrjet social

Elon Musk është njeriu më i pasur në botë. Sot pasuria e tij është afro 265 miliardë euro, shifër kjo më e lartë se GDP e Portugalisë. Ai lindi 51 vjet më parë, në Teksas, aty ku jeton aktualisht dhe ka bazën e kompanisë “Tesla”, marka e makinave elektrike që e bëri miliarder. Ndërsa në Brownville, 565 kilometra më tej, ai ka selinë e tij dhe pikënisjen e Space X, kompaninë me të cilën dëshiron të pushtojë hapësirën.
Ai ka një avion privat Gulfstream G650, me vlerë rreth 60 milionë euro që vetëm karburant, konsumon rreth 9 mijë euro për çdo udhëtim që zgjat 40 minuta.

Në aspektet e tjera të jetës së tij, Musk është shumë dorështrënguar, madje, deri në atë pikë sa partnerja e tij, Grimes, rrëfeu për Vanity Fair se ai ishte koprrac kur bëhej fjalë për blerjen e dyshekëve edhe kur të vjetrit ishin plot me vrima.
Zakonet e tij ekscentrike shtrihen edhe në pronat e tij: “Ai nuk jeton si një miliarder”, ka treguar më tej partnerja e tre viteve. Musk nga ana tjetër mburret me këto zakone.
Elon ka pasur një fëmijëri të vështirë me bullizim dhe dhunë në familje.
Nga gjithë traumat, ai ka deklaruar se si pakënaqësinë më të madhe sheh vetminë.

Ai u martua me Justine Musk, një shkrimtare, në vitin 2000, pas një marrëdhënieje të gjatë miqësie dhe dashurie. Ndarja e tyre u bë publike nga vetë Justine për Marie Claire:
“Në fund të pranverës së vitit 2008, burri im sipërmarrës miliarder, Elon Musk, babai i pesë fëmijëve të mi të vegjël, bëri kërkesë për divorc. Gjashtë javë më vonë, ai më dërgoi një mesazh për të më thënë se ishte fejuar me një aktore të mrekullueshme britanike 20-vjeçare, e cila ishte zhvendosur në Los Anxhelos për të qenë me të. Emri i saj është Talulah Riley.”

Marrëdhënia me fëmijët e tij është e ngjashme me atë që kishte babai i tyre me të: ai i çon rregullisht nëpër botë edhe pse ruan profil privat. Musk nuk ka Instagram dhe disa foto të tij me fëmijët u ngarkuan online shumë vonë nga ish parteneret e tij, Heard dhe Grimes. Me Riley nuk pati fëmijë. Ata u martuan në vitin 2010 dhe u divorcuan në vitin 2012. Musk qau publikisht për divorcin, duke i thënë Riley ishte dashuria e jetës së tij dhe i bindur se “një ditë ajo do ta bëjë dikë shumë të lumtur”.
Ata u martuan përsëri në 2013 dhe u divorcuan përsëri në 2016. Të njëjtën deklaratë e dha edhe për Heard më tej.
Teksa jeta dashurore e tij vazhdon të jetë lëmsh, Musk ka blerë Twitter, me dëshirën për ta kthyer në kompani private.

Share With:
Translate »
146 Views