Jeta e re e Vesës dhe Bigut në Zelandën e re: Familja kalon fundjavën më të bukur
Prej dy vitesh Vesa Luma dhe Big Basta së bashku me djalin e tyre, Lianin janë shpërngulur në Zelandën e re. Këtë vit për disa muaj Vesa u rikthye në Shqipëri e Kosovë për të përfunduar disa projekte. Në shtator, këngëtarja shkoi sërish në Zelandën e re ku e prisnin djali dhe Bigu.

Familja duket se është përshtatur mjaft mirë me jetën e re dhe janë shumë të lumtur. Këtë fundjavë ata kanë zgjedhur të vizitojnë Parkun Hamilton nga ku Vesa ka publikuar foto që e tregojnë më së miri sa shumë po kënaqen.

“Një vend i mrekullueshëm”, shkruan Vesa për Parkun Hamilton.

“Familje, relaks dhe qejf”, shkruan këngëtarja në një postim tjetër ku ka treguar bukuritë e Parkut dhe disa foto të Lianit e Bigut.







