“Jeta jonë po rritet!” Aurela Gaçe dhe bashkëshorti i saj ndajnë momentin e ëmbël familjar

Këngëtarja Aurela Gaçe nuk ngurron në çdo moment të na shpreh se sa e lumtur ndihet që është nënë e dy vajzave bukuroshe, Grace dhe Abigail Isabelle.

Madje ditën e sotme Aurela dhe bashkëshorti i saj kanë ndarë me ndjekësit në Instagram një moment të ëmbël familjar dhe tepër të rëndësishëm për vajzën e tyre të madhe. Grace tashmë është rritur dhe sot ka nisur klasën e parë.

“Sot dita e parë e klasës së parë. Jeta jonë e vogël po rritet”, shkruan Aurela sipër fotos.

Grace shfaqet tepër e lumtur në këtë foto së bashku me prindërit e saj, të cilët e kanë shoqëruar në këtë moment të rëndësishëm të jetës së saj.

Share With:
Translate »
987 Views