Jeta pas divorcit? Adrola na jep të gjithëve lajmin e mirë

Vetëm pak kohë më parë Adrola postoi në Instastory një mesazh që kishte marrë nga një ndër mikeshat e saj më të mirë, ku ndër të tjera thuhej se kishin humbur ata që nuk e kishin më dhe jo ajo. Pikërisht ky mesazh bëri që në mediat online të përflitej se divorci i Adrolës nuk paska qenë dhe aq paqësor dhe vuri në dyshim edhe marrëdhënien që ajo ka sot me babain e djalit të saj, Aldisin.

Mirëpo në një intervistë për “Lajmi.net” Adrola ka rrëfyer se ajo ka një marrëdhënie shumë të mirë më ish-bashkëshortin e saj, aq saqë të gjithë ata që i njohin befasohen.

“Gjithë miqtë që na njohin të dyve thonë uau…Na përgëzojnë pafund pasi kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Nuk e kishim këtë marrëdhënie as kur ishim bashkë. Një marrëdhënie shumë e mirë, pa inate me shumë mirëkuptim. Gjithmonë kur jemi me Troin jemi perfekt, gjithmonë jemi të dy bashkë për Troin. Nuk e di jam shumë e lumtur që e kemi këtë marrëdhënie të dy dhe nuk kemi pse i japim Troit stresin, ok u ndanë, por tani nuk ka inate dhe nuk takohen prindërit bashkë. Takohemi të tre, dalim gjithmnë bashkë të tre, është gjë shumë e mirë edhe për mua, edhe për Troin, por dhe për Aldisin kjo pjesë.”, ka thënë Adrola në rrëfimin e saj.

Share With:
Translate »
904 Views