Jetë mbi gërmadha, durrsakja e strehuar në Prizren sjell në jetë djalin

Ka ardhur në jetë foshnja e parë nga një nënë durrësake e prekur nga tërmeti. Manushaqe Hoda është emri i gruas që ka lindur foshnjën në Spitalin e Prizrenit.

Lajmin për mediat kosovare e ka konfirmuar Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj.

Po ka lindur foshnja e parë. Foshnja është e gjinisë mashkull dhe nëna është durrsake.Gjendja e nënës dhe e foshnjës është stabile. Familja ishte e strehuar në kampin inovativ në Prizren”, ka thënë ai.

Një numër i madh i familjeve të prekur nga tërmeti 6.4 ballë që ndodhi në Shqipëri janë strehuar në Kosovë.

Në Prizren si qendër e strehimit është Parku Inovativ i ndërtuar nga një partneritet kosovaro-gjerman, ku po qëndrojnë një numër i madh i të prekurve nga tërmeti.

Tërmeti 6.4 shkallë Rihter kishte si epiqendër Durrësin me rrethinë dhe shkaktoi 52 viktima. Po ashtu kishte dëme të mëdha materiale.

Share With:
Translate »
517 Views