Jetë nate, por me karar, Floriana di si të kujdeset për bebin
Floriana është në pritje të fëmijës së saj të parë me të fejuarin, avokatin Enis Daci.
Dje ajo ka postuar një foto nga një mbrëmje jashtë me një mikeshë. Me sa duket vajza në foto nuk jeton në Gjenevë, por ka shkuar atje dhe Floriana nuk e ka humbur mundësinë për të kaluar një mbrëmje ndryshe në një nga restorantet e qytetit.
Nuk na ka treguar barkun, por nga fotoja shohim që në portret ajo mbetet shumë e pashme. E bukur, elegante dhe e kuruar. Ajo që na bije në sy ështe gota e Florianës, edhe pse ka dalë për jetë nate, duhet t’i thotë JO alkoolit. Ndryshe nga shoqja e saj që po shijon një mohito Floriana duket se po pi një lëng frutash me qumësht… Eh kujdesi i nënës. /Kids’Time/