Jeton me mamin, por djali i Majk-ut është kopje e babit me këtë talent që ka

Roan është rritur dhe është bërë kopje e babit të vet.

Vogëlushi, i cili jeton me të ëmën Majlinda, është një fashionista i vogël i Instagramit, dhe shpesh e shohim me veshje trendy dhe me stil në fotot që publikon nëna e tij.

Por përpos faktit që vishet bukur dhe duket si një model, Roan ka dhe një talent tjetër që duket se e ka trashëguar nga babi Majk.

Në një video të publikuar së fundi në Instagram, ai shfaqet teksa nis të kërcejë nën ritmet e muzikës. Roan e ndjen shumë muzikën rep, që po e dëgjon nga sedilja e pasme e makinës.

Epo ka kujt t’i ngjajë apo jo!

 

 

Share With:
Translate »
769 Views