Jimmy Fallon dhe Jennifer Lopez shumë shpejt do sjellin një surprizë që lidhet me fëmijët
Jimmy Fallon po bashkëpunon me Jennifer Lopez për librin e tij të ardhshëm për fëmijë. 52 vjeçarja nuk ka dashur asnjëherë të bëjë këngë me Fallon, por të dy kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për fëmijët e tyre. Lopez është nënë e dy binjakëve, Max dhe Emme, ndërsa Fallon ka dy vajza, Franny dhe Winnie. “Ne të dy kemi fëmijë. Ajo është një nënë e shkëlqyer. Le të mendojmë për diçka argëtuese, një libër të mirë për fëmijë, që të mund të mblidhemi dhe të bëjmë diçka”, u shpreh moderatori.
Sa i përket asaj që fansat mund të presin nga libri, Fallon tha se ky libër do të ndihmojë foshnjat në mësimin e spanjishtes.
Moderatori paralajmëroi gjithashtu se një libër tjetër për fëmijë i tij, del shpejt dhe ka deklaruar se ky libër të bën për të qarë, pasi u dedikohet gjysheve dhe i mëson fëmijëve se edhe kur gjyshja nuk është më pranë, do ta kenë gjithmonë pjesë të jetës