Jo që nuk e pengon, por shtatzania e bën Amin të shkëlqejë në evente
Megjithëse vetë Ami është kujdesuar që gjatë këtyre muajve të fundit të jetë e kujdesshme në fotot që poston në Instagramin e saj, mbrëmjen e djeshme, në eventin “Oda” në Tiranë, është zbuluar edhe me shumë sesa portreti i saj për publikun. Dhe pas kësaj, skenarist është gjithmonë Ermali.
Çifti, pas pak javësh, do të gëzohen me vajzë dhe derisa të presin në jetë fëmijën e tyre të dytë, Ami po shijon pritjen e ëmbël, por pa lënë mënjanë edhe eventet në kryeqytet.
Megjithëse vetë moderatorja ka postuar në Instagramin e saj një foto pa e treguar barkun, është Ermali dhe fotografja Tea Dupi, që ia kanë “thyer” privatësinë Amit.
Ndërsa Ami është duke bërë foto në këndin e caktuar të eventit, Ermali dhe Tea, gjithashtu po bëjnë foto për qejfin e tyre, por duket se qëllim kanë të nxjerrin edhe Amin në foto. Me humor, si përherë, ashtu si pa dëshirën e saj zbuloi edhe lajmin e shtatzënisë, edhe tani, Ermali nuk e vret shumë mendjen për kujdesin e Amit.
Në fund të fundit, gjërat e bukura ndahen me miqtë…