John Cena zbulon si i tha gruas se nuk donte fëmijë: Kemi pasur biseda të vështira, por… Nuk mendoj se do të jem prind i shkëlqyer

John Cena është shprehur se nuk dëshiron të ketë fëmijë, por siç thotë ai nuk e ka pasur të lehtë t’ia thotë këtë gruas së tij.

john cenaDuke folur në Club Shay Shay, ai tha se diskutimet e tij me Shay Sharyazadeh për këtë çështje ishin mjaft të vështira.

“Kam pasur disa biseda të vështira që herët. Këto pyetje i bëmë njëri-tjetrit në takimin e parë apo të dytë. Është fantastike sepse ne të dy duhet të mbështetemi në këto momente të pakëndshme, t’i trajtojmë këto gjëra dhe të ndërtojmë një themel,” tha 47-vjeçari.

Më pas ai ka thënë se këto biseda e kanë afruar më shumë me bashkëshorten.

Shay shariatzadeh john cena (1)

“Asgjë nuk është shumë e papërshtatshme për të qenë e paarritshme. Fillimi i një bisede rreth asaj që përcakton një familje na ndihmoi të jemi më afër,” tha ai.

Kujtojmë se ai ka rrëfyer në vitin 2022 se i mungonte dëshira për të qenë baba, dhe ai e ripërsëriti këto deklarata gjatë intervistës së fundit.

“Unë nuk mendoj se personalisht jam gati dhe nuk do të jem ndonjëherë për të investuar kohën e nevojshme për t’u bërë një prind të shkëlqyer. Unë dua të jetoj jetën Kam ende shumë për të bërë,” shpjegoi ai.

Cena sqaroi se ky nuk ishte një vendim i marr tashmë, por që e ka menduar gjatë dhe shumë këtë që kur ishte adoleshent.

Shay shariatzadeh john cena (3)

Më tej ai tha se për të gjithë ekziston dikush që ka të njëjtat dëshira dhe të njëjtat vlera, sado e vështirë të duket në fillim.

John Cena takoi dashurinë e tij, Sey Saryazadeh në vitin 2019 dhe një vit më vonë ata u martuan në Florida.

Shay shariatzadeh john cena (2)

Share With:
Translate »
71 Views