John Legend dhe Chrissy Teigen ndajnë portretin e parë familjar pas ardhjes në jetë të vajzës
John Legend dhe Chrissy Teigen kanë ndarë më në fund një foto të familjes së tyre që u shtua me bebin nr.3 pak javë më parë.
Pasi mirëpritën në jetë vajzën Esti Maxine muajin e kaluar, çifti, të cilët janë gjithashtu prindër të vajzës Luna Simone, 6 vjeç, dhe djalit Miles Theodore, 4 vjeç, festuan ditën e të dashuruarve si një familje me pesë anëtarë. Për të shënuar këtë rast, këngëtari i “All of Me” ndau një foto të ëmbël me partneren dhe tre fëmijët e tyre.
Siç shihet në foton e shpërndarë nga John, Chrissy ishte veshur me rozë nga koka te këmbët teksa mbante në krahë anëtaren më të re të familjes. Ndërkohë, Luna e vogël dhe Miles të dy ishin veshur me të kuqe si babai i tyre.
“Kam pasur natën më të mirë të Shën Valentinit mbrëmë”-shkroi ai krah postimit.
