John Legend tregon se si Luna ndryshoi lidhjen me Chrissy Teigen
Ai po përgatitet të bëhet edhe njëherë prind kur ai dhe bashkëshortja të mirëpresin ardhjen në jetë të fëmijës së dytë vitin e ardhshëm.
John Legend ka folur rreth faktit të qënit prind. Muzikanti 38-vjeç ka thënë se ai dhe modelja 32-vjeçe po mësojnë se si të kujdesen të dy për fëmijët.
“Nuk e dija që të qënurit prind të sillte kaq shumë surpriza. Ti mëson çdo ditë gjëra të reja. Pjesë e këtij mësimi është si të jeni të dy prindër. Edhe pse Chrissy dhe unë jemi bashkë prej shumë kohësh, ne nuk kemi qënë të dy prindër deri vitin e kaluar”.
“Ti zbulon se çfarë përgjegjësishë ke. Eshtë vërtet tërheqëse të shohësh mendjen e një njeriu të zhvillohet dhë të shohësh si i kapin gjërat dhe sa shpejt i mësojnë”.
