John Travolta rrëfen bisedën e vështirë me të birin pas humbjes së bashkëshortes!

John Travolta, së fundmi ka folur për një bisedë private që bëri me djalin e tij, Ben, 10 vjeç, pas humbjes së bashkëshortes, Kelly Preston në korrik të vitit 2020.

Aktori 67-vjeçar, i ftuar në emisionin e Kevin Hart, “Hart to Heart”, këtë javë zbuloi se pas asaj që i ndodhi Kelly-t, ai u detyrua të bëjë një bisedë emocionale rreth humbjes së jetës me djalin e tij.

Ai më tha një herë: “Pasi nëna ndërroi jetë, kam frikë se ti do të shkosh”. Unë i thashë: “Epo, është një gjë shumë e ndryshme”. Dhe pastaj i bëra dallimin në lidhje me jetëgjatësinë time dhe jetën e saj të kufizuar.

 

Unë i thashë: “Por ti e di, Ben…ti gjithmonë do të vërtetën dhe unë do të të them të vërtetën për jetën. Askush nuk e di se kur do të shkojnë apo kur do të qëndrojnë. Vëllai yt Jett u largua në moshën 16-vjeçare. Shumë i ri. Nëna jote u largua në moshën 57-vjeçare. Ishte shumë e re.

Por kush do të thotë se mund të ikë nga kjo botë nesër? Çdokush mundet. Pra, le ta shikojmë atë si pjesë të jetës. Ju nuk e dini saktësisht se kur do të largoheni. Thjesht bëni më të mirën tuaj në përpjekjen për të jetuar sa më gjatë që mundeni”.

Kelly, me të cilën John ishte martuar që nga viti 1991, humbi betejën e saj me sëmundjen e keqe në gji në moshën 57-vjeçare në korrik të vitit të kaluar.

Së bashku me Ben, John dhe Kelly kishin tre fëmijë së bashku. Para se Ben të lindte, Kelly dhe John mirëpritën vajzën Ella Bleu, 21 vjeçe, dhe djalin Jett, i cili fatkeqësisht humbi jetën në moshën 16 vjeçare në vitin 2009.

Share With:
Translate »
291 Views