Jon feston 10-vjetorin dhe Arbana ndan fotot e bukura nga festa madhështore

Arbana Osmani, përveç se një moderatore e mirë, ka treguar së është edhe një nënë mjaft e përkushtuar për tre fëmijët e saj, Jonin, Diellin dhe Zoin.

Me rastin e ditëlindjes së djalit të saj të madh, i cili mbushi 10 vjeç, Arbana ka bërë një urim në Instagramin e saj, të cilin e shoqëron me foto nga festa që i ka përgatitur të birit.

“Gëzuar ditëlindjen e 10-të Joni,”– shkruan moderatorja teksa shton se e Joni për të është gjithçka.

Gëzuar ditëlindjen e 10-të Joni, të kam dritën e syve, të kam gjithçka”.

Në mesin e disa fotove, shfaqet edhe një imazh i veçantë, ku nënë e bir janë të përqafuar së bashku.

Share With:
Translate »
59 Views