Jon Gjebrea një romantik si babi, njëri me këngë e tjetri me rreshta

Jon Gjebrea dhe Merlin Haxhiymeri janë nisur në udhëtimin e tyre të parë pas fejesës zyrtare të pak ditëve më parë. Roma është destinacioni që e priti çiftin menjëherë pas zyrtarizimit të dashurisë dhe gjatë kësaj kohe të bukur, Joni dhe Merlin vazhdojnë të ndajnë me miqtë momentet më të bukura nga dita e tyre e lumtur.

Joni, madje, ka treguar edhe shpirtin romantik që, me sa duket, e ka trashëguar nga i ati. Në një foto të ëmbël që ka postuar në profilin e tij së bashku me Merlin, Joni i bën një premtim të dashurës: “Të premtoj se do të jem gjithmonë pranë teje dhe do të bëj çdo ditë të jetës sate të bukur dhe të lumtur.”

Ah, sa romantik! E ka në gjen… E dimë!

Share With:
Translate »
765 Views