Jona me bikini na tregon barkun e rrumbullakosur nga Ibiza

Jona Spahiu këto muaj të fundit ka qenë një ndër personazhet më të diskutuar. Si fillim u zbulua lidhja me partnerin, tashmë bashkëshortin e saj, Frenkli Ymeri. Më pas u tha se Jona është shtatzënë, megjithatë ajo nuk preferoi asnjëherë të fliste. Gjatë gjithë kësaj kohe moderatorja simpatike është munduar gjithmonë ta fshehë barkun e saj të rrumbullakosur. Nëpër evente ajo ka veshur gjithmonë fustane të gjera, por në dasmën e saj fustani nuk mundi ta fshihte më, sepse dallohej lehtësisht.

Megjithatë më në fund, Jona ka vendosur ta shfaqë publikisht shtatzëninë e saj. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi që vjen nga muaji i mjaltit në Ibiza dhe dallohet qartësisht barku që ka marrë formën e rrumbullakosur.

Tashmë që çdo gjë e ka zbuluar, e vetmja gjë që ka mbetur është gjinia e fëmijës dhe koha kur do të vijë ne jetë. Megjithatë ne i urojmë Jonës një shtatzëni të mbarë dhe muaj mjalti sa më të këndshëm me partnerin e saj.

Share With:
Translate »
967 Views